Databaza e Organizatave të Shoqërisë Civile (OSHC) është dizajnuar për të përmbushur nevojat e shoqërisë civile nëpërmjet krijimit të një online databaze/faqe të internetit me informata gjithëpërfshirëse rreth OSHC të Kosovës, me theks të veçantë në OSHC dhe donatorët.
Është dizajnuar për të ofruar një hapësirë të përmbledhur për kontakt dhe informata për të gjitha palët e interesuara në bashkëpunim, partneritet, rrjetëzim, fonde dhe analiza të sektorit të shoqërisë civile në Kosovë.
Kjo databazë do të mirëmbahet dhe përmbajë informata rreth shoqërisë civile në Kosovë dhe rajon.
Regjistrohu tani dhe përfito maksimalisht nga përmbledhja e informatave në dispozicionin tuaj.
- Jini të informuar rreth ndryshimeve, zhvillimeve, tendencave dhe sfidave të sektorit të shoqërisë civile në Kosovë; dhe,
- Ndihmoni organizatat e shoqërisë civile, Qeverinë, donatorët dhe grupet tjera të interesit që të krijojnë dhe zhvillojnë strategji dhe programe të orientuara drejt forcimit të sektorit të shoqërisë civile, krijimit të rrjeteve, qasjes në iniciativa rajonale, përgjegjes nda nevojave të komunitetit dhe riorganizimit administrativ dhe legal.
Para se të filloni regjistrimin, sigurohuni që keni informatat relevante për plotësim të tërësishëm të formës. Informata e domosdoshme për një regjistrim komplet përfshijnë si më poshtë:
Informatat nga Certifikata e Regjistrimit (p.sh. Numri i Regjistrimit, data, etj.)
Identifikimi i Fushave Kryesore të Aktivitetit
Informata rreth Strategjisë së Organizatës (p.sh. Misioni dhe Vizioni i Organizatës)
Menaxhmenti i Organizatës
Të dhëna biografike
Broshura Elektronike e Organizatës (nëse ekziston)
Informata rreth përvojës së organizatës në fusha dhe regjione të caktuara
Informatat për projektet relevante aktuale dhe të kaluara

Powered By:Refresh